Ndërlidhjet

Ministrat e jashtëm të katër vendeve diskutojnë për Ukrainën


Pamje nga takimi i nivelit më të lartë në Berlin ku u diskutua për situatën në pjesën lindore të Ukrainës
Pamje nga takimi i nivelit më të lartë në Berlin ku u diskutua për situatën në pjesën lindore të Ukrainës

Ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, javën e ardhshme takohen në Bruksel për të diskutuar për implementimin e marrëveshjes së armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Francës, Alexandre Giorgini, mbrëmë po ashtu, tha se takimi më 29 nëntor do të mundësoj “të shihet se çka është bërë dhe çka nuk është kryer prej takimit në Berlin në muajin tetor”.

Në takimin në Berlin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, thanë se synonin zgjidhjen e rrugës pa krye në konfliktin në Ukrainë, deri në muajin nëntor.

Qeveria e Ukrainës dhe separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, kanë dështuar që marrëveshjet e Minskut t’i implementojnë në tërësi dhe lufta në këtë rajon ka vazhduar.

Nga ky konflikt deri tash janë vrarë më se 9,600 vetë.

XS
SM
MD
LG