Ndërlidhjet

Siri: Forcat qeveritare e morën kontrollin në një pjesë të Alepos


Pamje e një pjese të lagjes Hanano të qytetit Alepo në Siri

Forcat e qeverisë së Sirisë e kanë marrë kontrollin ndaj një rajoni të rëndësishëm në qytetin Alepo, që ishte nën kontroll të kryengritësve, kanë raportuar mediat shtetërore dhe aktivistët.

Mbrëmë u raportua se forcat siriane tash janë në “kontroll të plotë” të lagjes Hanano dhe tash po i pastrojnë minat dhe bombat.

Më 15 të këtij muaji, qeveria e Sirisë e vazhdoi ofensivën për ta rimarrë kontrollin e pjesës lindore të Alepos, ku janë të bllokuar afro 250 mijë civilë.

Nga sulmet tokësore dhe ajrore janë vrarë 212 civilë, ka njoftuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.

Prej vitit 2012, qyteti Alepo është i ndarë, pasi qeveria e ka nën kontroll pjesën perëndimore, ndërsa kryengritësit atë lindore.

Marrja e kontrollit në gjithë qytetin, do të ishte fitore madhore për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, pas më tepër se 6 viteve të luftës.

XS
SM
MD
LG