Ndërlidhjet

Francë: Votime në rundin e dytë të zgjedhjeve partiake presidenciale


Alain Juppe (majtas) dhe Francois Fillon

Në Francë po mbahen votimet për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Republikane, që i takon qendrës së djathtë.

Kandidatë janë Francois Fillon dhe Alain Juppe, të cilët në rundin e parë fituan më tepër vota se kandidati tjetër, ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

Ish-kryeminsitri, Francois Fillon, ka votuar sot në Paris, ndërsa Alain Juppe, i cili po ashtu dikur ishte kryeministër i Francës, e ka hedhur votën në Bordo, ku ai është kryetar i qytetit.

Rezultatet e para zyrtare priten sonte më vonë në mbrëmje.

Zoti Fillon ka tërhequr vërejtjen se Franca është “në teh të revoltës” dhe synon ndryshime radikale. Ai planifikon mbylljen e 500 mijë vendeve të punës në sferën publike.

Fillon, po ashtu, e ka theksuar nevojën për ta mbrojtur identitetin e Francës.

Zoti Juppe është fokusuar në mesazhin e harmonisë dhe diversitetit dhe e ka akuzuar rivalin e tij se është i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Puin.

Zoti Fillon është angazhuar për një aleancë me Rusinë për ta luftuar grupin eksptremist, Shteti Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG