Ndërlidhjet

Shqiptarët e festojnë Ditën e Flamurit


Pamje nga Tirana me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë në vitin 2012

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera në Ballkan dhe në botë, sot e festojnë Ditën e Flamurit.

Kjo ditë shënohet për nder të 28 Nëntorit 1912, kur në Vlorë është shpallur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Shqipëri dhe në Kosovë janë paralajmëruar manifestime të ndryshme.

Aktualisht, Shqipëria në këtë ditë të rëndësishme të historisë së saj, është antare e NATO-s dhe kandidate për pranim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova dhe BE-ja, javën e kaluar, e kanë mbajtur takimin e parë të Këshillit për Stabilizim-Asocim.

XS
SM
MD
LG