Ndërlidhjet

Turqi: Arrestime të reportereve të Zërit të Amerikës dhe BBC-së


Reporterja e Zërit të Amerikës Khajijan Farqin

Autoritetet e Turqisë gjatë fundjavës i kanë arrestuar dy reportere që kanë punuar për organizatat e jashtme mediale në pjesën juglindore të Turqisë, që janë gazetarët e fundit të arrestuar në kuadër të goditjes së qeverisë turke, pas puçit të dështuar ushtarak në muajin korrik të këtij viti.

Zëri i Amerikës ka raportuar se gazetarja, Khajijan Farqin, ishte arrestuar pardje në Dijarbakir.

Nuk është dhënë ndonjë arsye për arrestimin e saj.

Njëherësh, BBC në gjuhën turke ka raportuar se korrespondentja e saj Hatice Kamer, po ashtu, ishte arrestuar më 26 nëntor në qytetin Sirvan, derisa raportonte për shembjen aktuale në një minierë të bakrit, nga e cila janë vrarë së paku 11 punëtorë.

BBC ka raportuar se Kamer ishte liruar dje.

Gjatë muajve të fundit, Turqia i ka ashpërsuar kufizimet ndaj gazetarëve, duke i mbyllur më se 170 organizata mediale, ndërsa më se 120 gazetarë janë arrestuar.

Shumica e arrestimeve të gazetarëve dhe mbylljeve të organizatave janë bërë kryesisht në rajonin me popullatë shumicë kurde në pjesën juglindore të Turqisë.

XS
SM
MD
LG