Ndërlidhjet

Rusi: Hapet rast penal kundër komandantëve ushtarakë ukrainas


Pamje e ndërtesës së Komitetit të Hetimeve të Rusisë në Moskë

Prokurorët në Rusi e kanë hapur rastin penal kundër agjencive të sigurisë së Ukrainës për dyshime lidhur me krime të luftës të kryera në pjesën lindore të Ukrainës.

Një zëdhënëse e Komitetit të hemiteve të Rusisë u tha sot gazetarëve se prokurorët kanë zbuluar “indicente që më parë nuk ishin të njohura” të sulmeve artilerike kundër civilëve, nga ana e forcave ushtarake të Ukrainës.

Rrjedhimisht, është hapur hetimi penal kundër 6 komandantëve ushtarakë ukrainas, të cilët nuk janë identifikuar.

Sipas kësaj zëdhënëseje, komandantët ushtarakë janë të akuzuar për “përdorim të mjeteve dhe metodave të ndaluara të luftës”.

XS
SM
MD
LG