Ndërlidhjet

Këmbim i të shtënave në kufirin Kirgizi – Taxhikistan


Pamje e rajonit Batken në kufirin ndërmjet Kirgizisë dhe Taxhikistanit

Raportohet se përgjatë kufirit ndërmjet Kirgizisë dhe Taxhikistanit ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Shërbimi i rojes kufitare të Kirgizisë ka njoftuar sot se një grup i kufitarëve të Taxhikistanit ka hyrë në mëngjes në hapësirën e kontestuar në rajonin jugor Batken dhe ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Pala e Kirgizisë, po ashtu, ka shtënë në ajër një herë në shenjë të përgjigjes, kanë thënë zyrtarët.

Nuk është raportuar për viktima eventuale.

Zyrtarët kufitarë nga të dy vendet kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm lidhur me këto të shtëna dhe kanë vendosur t’i hapin hetimet për këtë incident.

Sipas marrëveshjeve ekzistuese, të dy palët duhet të qëndrojnë dhjetëra metra larg nga ky territor kontestues.

Prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1991,qindra kilometra të kufijve në Azinë Qendrore janë kontestues.

Rrjedhimisht, janë të shpeshta të shtënat, bllokadat dhe përleshjet në hapësirat afër segmetneve kufitare kontestuese.

XS
SM
MD
LG