Ndërlidhjet

Putin i shkarkoi zyrtarët që janë zgjedhur në akademi


Vladimir Putin (majtas) në fotografi me Konstantin Kotenkon, të cilin e ka shkarkuar për shkak se është bërë anëtar i Akademisë së shkencave të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shkarkuar katër zyrtarë qeveritarë, të cilët më herët këtë muaj janë zgjedhur anëtarë të Akademisë së shkencave të Rusisë.

Putin sot e ka publikuar një shpallje për shkarkimin e zyrtarëve, Vasily Khristoforov, Konstantin Kotenko, Aleksadr Fisun dhe Aleksandr Savenkov.

Në mbledhjen e Këshillit të shkencës dhe arsimit të qeverisë së Rusisë, më 23 nëntor, Putin tha se do ta shkarkoj secilin zyrtarë qeveritarë, që e pranon zgjedhjen në Akademinë e shkencave. Aktualisht, 14 zyrtarë e kanë pranuar zgjedhjen.

Putin ka thënë se nuk është e mundshme që zyrtarët njëkohësisht t’i kryejnë obligimet e tyre në qeveri dhe akademi.

XS
SM
MD
LG