Ndërlidhjet

Ministria e Jashtme dënon sulmin kundër Konsullatës turke


Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Ministria e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës e ka dënuar dhe cilësuar si akt vandal sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren. Njëherësh, ka përgëzuar policinë për arrestimin e personave që kryen këtë vepër.

“Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka komunikuar me ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

Po ashtu, vijon komunikata, “marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë”.

Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar në orët e mëngjesit me gurë dhe gaz molotovi, kanë konfirmuar policia rajonale dhe Kryeprokurori, Sylë Hoxha.

XS
SM
MD
LG