Ndërlidhjet

Iran: Dënohet djali i krahut të djathtë të Khomeinit 


Ahmad Montazeri
Ahmad Montazeri

Një gjykatë në Iran e ka dënuar djalin e një prej pjesëmarrësve të revolucionit islamik me gjashtë vjet burg pasi ai e publikoi një audio regjistrim në të cilin babai i tij dëgjohet duke dënuar vrasjet masive të të burgosurve më 1988.

Mediat në Iran raportojnë se një gjykatë fetare në qytetin e Qom, më 27 nëntor e ka dënuar Ahmad Montazerin me akuzën se “ka vepruar kundër sigurisë kombëtare” dhe se “ka publikuar audio regjistrime sekrete”.

Gjykata fillimisht e ka dënuar Montazerin më 10 vjet burg për secilin akuzë, duke ia dhënë edhe një vit shtesë burg për nxitje të “propagandës kundër regjimit”.

Por, më pas gjykata e ka zvogëluar dënimin në 6 vjet burg për shkak se ai nuk ka pasur dënime të mëparshme dhe faktit se i vëllai është vrarë gjatë një sulmi të një grupi marksist që Teherani e konsideron “organizatë terroriste”.

Montazeri, një klerik islamik 60 vjeçar, është djali i Ajatollah Hosein Ali Montazeri, i cili për dekada me radhë ka qenë krahu i djathtë i Ajatollah Ali Khomeini, babai i revolucionit islamik të Iranit të vitit 1979.

Hasan Montazeri ka vdekur më 2009.

Në muajin gusht, Ahmad Montazeri, e ka publikuar një regjistrim 40 minutësh të vitit 1988, ku babai i tij argumonton përballë anëtarëve të një gjykate rreth ekzekutimeve.

Sipas Amnesty International, zyrtarët Iranian kanë ekzekutuar rreth 5 mijë disidentë politik në fund të luftës së Iranit me Irakun, në vitin 1988. Montazeri ka qenë një nga liderët e paktë Iranian që kanë folur kundër urdhërit të Khomeinit për ekzekutimin e të burgosurve.

XS
SM
MD
LG