Ndërlidhjet

Pasardhësit e policisë sekrete të Stalinit kërkojnë mbylljen e të dhënave


Portret i Jozef Stalin

Pasardhësit e agjentëve të policisë sekrete të Jozef Stalinit i kanë kërkuar qeverisë që të mbyllë bazën e të dhënave të hapur së fundi me informacione për rreth 40 mijë agjentë.

Ata agjentë janë të përfshirë në mënyrë të drejtpërejtë në vrasjen e rreth 1 milion qytetarëve sovjetik gjatë Terrorit të Madh të dikatorit, Stalin.

Disa pasardhës të kësaj policie i kanë shkruar një letër të hapur presidentit rus, Vladimir Putin, i cili edhe vet është ish agjent i KGB-së, duke i kërkuar atij mbylljen e bazës të të dhënave, raportojnë mediat ruse.

Baza e të dhënave është krijuar nga fondacioni për të drejtat e njeriut, “Memorial”.

Ai është i pari i këtij lloji që ofron informacione të detajuara rreth autorëve të krimeve gjatë periudhës së Stalinit.

Pasardhësit e kanë arsyetuar kërkesën e tyre duke thënë se ata “frikësohen për fëmijët, nipat e mbesat dhe stërnipat e stërmbesat (e agjentëve) pasi rrezikojnë të bëhen cak i hakmarrjes për hir të paraardhësve të shtypur”.

Fondacionit “Memorial” i janë dashur 15 vjet për të mbledhur informacionet e kësaj baze të të dhënave.

XS
SM
MD
LG