Ndërlidhjet

Lideri çeçen i gatshëm të merret në pyetje për vrasjen e Nemtsovit


Lideri çeçen, Ramzan Kadirov.
Lideri çeçen, Ramzan Kadirov.

Lideri çeçen, Ramzan Kadirov, tha se është i gatshëm të merret në pyetje në lidhje me vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, në Moskë.

Gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve, TASS, Kadirov e cilësoi Nemtsovin “armik të Rusisë” dhe tha se ai do të udhëtonte drejt Moskës që t’iu përgjigjet pyetjeve të hetuesve, nëse i dërgohet ftesë e prokurorisë.

Kadirov tha se Nemtsov nuk ka qenë as armik e as mik i tij personal, duke shtuar se me vrasjen e Nemtsovit, organizatorët e vrasjes kanë pasur qëllim “diskreditimin e Çeçenisë”.

Nemtsov është vrarë në afërsi të Kremlinit në muajin shkurt, 2015.

Disa burra nga Çeçenia janë arrestuar dhe akuzuar në lidhje me këtë rast.

Në muajin prill, vajza e Nemtsovit, Zhanna Nemtsova, u ka bërë thirrje hetuesve rusë që të hetojnë Kadirovin.

XS
SM
MD
LG