Ndërlidhjet

Ushtria rikthen 1/3 e territorit nga rebelët në Alepo


Alepo, Siri

Forcat qeveritare të Sirisë kanë marrë nën kontroll një të tretën e territorit të kontrolluar nga rebelët, në lindje të Alepos.

Grupet monitoruese thanë se avancimi, pas bombardimeve të ashpra nga ajri, është goditje e madhe për kundërshtarët e armatosur të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

“Kjo është humbja më e madhe për opozitën në Alepo qysh në vitin 2012”, tha kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdulrahman.

Televizioni shtetëror tha se trupat po çmontojnë mina dhe eksplozivë dhe po vazhdojnë avancimin.

Së paku 10,000 civilë janë larguar nga zonat e rrethuara pas një fundjave me luftime të ashpra.

Alepo ka qenë e ndarë në dy pjesë qysh më 2012: forcat qeveritare kanë kontrolluar perëndimin, ndërsa rebelët lindjen.

XS
SM
MD
LG