Ndërlidhjet

Sulmuesi i dyshuar në Universitetin e Ohajos ka vdekur


Ohajo, SHBA, 28 nëntor 2016.
Ohajo, SHBA, 28 nëntor 2016.

Sulmuesi i dyshuar në kampusin e Universitetit të Ohajos raportohet ka vdekur, pasi ka lënë të plagosur tetë persona.

Një zëdhënës i universitetit tha se disa nga të plagosurit janë therur me thikë, të tjerë janë goditur me makinë.

Alarmi ka nisur rreth orës 10:00, sipas kohës lokale, kur kolegji ka paralajmëruar studentët me mesazh në Twitter: “Vraponi, fshihuni, luftoni”.

Disa orë më vonë, policia e ka shpallur zonën të sigurt.

Spitalet lokale kanë raportuar se janë duke trajtuar tetë viktima, të cilat nuk kanë plagë kërcënuese për jetën.

Motivi i sulmit është i paqartë.

Universiteti i Ohajos është njëri nga më të mëdhatë në SHBA dhe ka rreth 60,000 studentë.

XS
SM
MD
LG