Ndërlidhjet

Turqia heton edhe kujdestarët e jetimëve për lidhje me puçin


Turqi - foto arkivi

Autoritetet turke janë duke hetuar kujdestarët e jetimëve për lidhje të dyshuara me puçin e dështuar, në muajin korrik.

Një zyrtar tha se fëmijët mund të largohen nga shtëpitë nëse del se kujdestarët e tyre janë mbështetës të grushtshtetit.

Mbi 125,000 njerëz janë shkarkuar ose pezulluar nga puna dhe rreth 40,000 të tjerë janë arrestuar, pas përpjekjes për puç.

Javën e kaluar, Parlamenti Evropian ka votuar për ndërprerjen e përkohshme të bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, për shkak të, siç është thënë, reagimit joproporcional.

Qeveria thotë se hetimet e saj janë të nevojshme për të frenuar ndikimin e Fethullah Gulenit, klerikut mysliman që akuzohet nga Ankaraja për orkestrim të puçit.

Gulen, që jeton në mërgim në SHBA, ka mohuar çdo përfshirje.

Mediat lokale thonë se rreth 5,000 familje kujdestare janë duke u hetuar.

XS
SM
MD
LG