Ndërlidhjet

Vazhdojnë homazhet për Castron, Obama s’e ndjek funeralin


Havana, Kubë
Havana, Kubë

Qindra-mijëra kubanë i kanë dhënë lamtumirën liderit të ndjerë, Fidel Castro.

Homazhet dyditëshe do të vazhdojnë edhe sot dhe do të kulmojnë me një tubim masiv në Sheshin e Havanës, ku Castro ka mbajtur shpesh fjalime, duke kritikuar rëndë Shtetet e Bashkuara dhe duke bërë përpjekje të eksportojë marksizmin.

Castro, i cili ka vdekur më 25 nëntor në moshën 90-vjeçare, ka qenë në pushtet për gati gjysmë shekulli. Në vitin 1959, ai ka udhëhequr një revolucion, i cili ka rrëzuar qeverinë e korruptuar.

Por, krtikët e kanë cilësuar si diktator dhe e kanë akuzuar për abuzime të mëdha me të drejtat e njeriut.

Tubimi i sotëm pritet të ndiqet nga disa liderë botërorë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Barack Obama nuk do ta ndjekë funeralin e Castros.

XS
SM
MD
LG