Ndërlidhjet

Shkencëtarët raportojnë vdekjen më të madhe të koraleve në Australi


Ilustrim

Shkencëtarët australianë kanë raportuar vdekjen më të madhe të koraleve, të regjistruar ndonjëherë.

Qendra për Kërkimin e Koraleve në Australi tha se zona e prekur më së keqi është një brez 700-kilometërsh në veri.

Ministri i Mjedisit, Josh Frydenberg, tha se koralet janë rritur për 19 përqind më shumë në vitet e fundit, porse këtë vit janë zbardhur në mënyrë të konsiderueshme, si pasojë e ngrohjes së oqeaneve.

Zinxhiri i koraleve, apo shkëmbinjve nënujorë në Australi shtrihet në 2,300 kilometra dhe tërheq zhytës dhe turistë nga e gjithë bota.

XS
SM
MD
LG