Ndërlidhjet

Italia shënon numër rekord migrantësh


Itali
Itali

Numri i migrantëve që kanë arritur në Itali nga Afrika Veriore është rritur në nivelin më të lartë, të regjistruar ndonjëherë.

Ministria e Brendshme tha se këtë vit kanë hyrë mbi 171,000 migrantë, krahasuar me rekordin e vitit 2014, prej 170,100 migratësh.

Rreth 4,690 migrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe, gjatë vitit 2016, thanë Kombet e Bashkuara.

Migrantët janë duke vënë presion të madh mbi sistemin e azilit të Italisë.

Mbi 176,000 njerëz janë të strehuar aktualisht në qendrat e pranimit nëpër Itali.

Rritja e numrit të të arriturve atjei ka ndodhur pasi rrugët e migrantëve përmes Greqisë dhe Ballkanit janë mbyllur, me një marrëveshje midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë në muajin mars.

Në vitin 2015, mbi një milion migrantë kanë arritur në Evropë, kryesisht përmes Turqisë.

XS
SM
MD
LG