Ndërlidhjet

Shumica e rusëve duan lidhje më të mira me Perëndimin


Moskë
Moskë

Numri i rusëve që mbështesin lidhjet më të mira me Perëndimin është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga mesi i vitit 2015.

Sipas një ankete të publikuar nga agjencia e sondazheve Levada, 71 përqind e rusëve kanë thënë se duan lidhje më të gjera dhe më të afërta ekonomike, politike dhe kulturore me Perëndimin.

Kjo shifër, në korrik të vitit 2015, ka qenë 50 përqind.

Sipas anketës së re, vetëm 17 përqind e kanë mbështetur reduktimin e lidhjeve me Perëndimin, krahasuar me 37 përqind sa kanë qenë në korrik të 2015-ës.

Pesëdhjeteshtatë përqind e të anketuarve kanë thënë se Rusia duhet t’i frikësohet NATO-s, ndërsa 31 përqind kanë thënë se nuk duhet.

XS
SM
MD
LG