Ndërlidhjet

Një gjeneral afgan e humbë jetën pas rrëzimit të helikopterit


Fotografi arkivi e Mohajedin Gori (i pari në të majtë) së bashku me një komandant britanik
Fotografi arkivi e Mohajedin Gori (i pari në të majtë) së bashku me një komandant britanik

Një nga gjeneralët kryesor i ushtrisë kombëtare të Afganistanit është vrarë ndërsa së paku shtatë zyrtarë të tjerë janë lënduar pasi helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua në krahinën veriperëndimore të Badgisit.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Gjeneralit Mohajedin Gori se komandanti i korpusit të ushtrisë për Afganistanin perëndimor e ka humbur jetën më 29 nëntor derisa helikopteri ka tentuar të bëj ulje urgjente në një rajon të krahinës Badgis.

Zëdhënësi Mohammad Radmanish, ka thënë se aksidenti ka ndodhur si rezultat i “problemeve teknike” dhe se ai nuk është shkaktuar nga militantët apo ndonjë sulm armiqësor.

Megjithatë, talibanët e kanë publikuar një komunikatë më 29 nëntor duke e marrë përgjegjësinë për aksidentin duke thënë se militantët e tyre e kanë rrëzuar helikopterin.

Gori sapo e kishte përfunduar një vizitë në një bazë ushtarake të Afganistanit në qarkun Bala Murghab kur ka ndodhur edhe aksidenti.

Baza ushtarake është afër kufirit me Turkmenistanin, një rajon kur talibanët dhe militantët e tjerë kanë qenë më shumë aktiv gjatë dy viteve të fundit.

Radmanish dhe shtatë të lënduarit e tjerë në aksident ishin zyrtarët që kanë qenë pjesë e delegacionit të Gjeneralit Gori gjatë kësaj vizite.

XS
SM
MD
LG