Ndërlidhjet

Turqi: Zjarri në një konvikt merrë jetën e 12 personave


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët thonë se 12 persona e kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë lënduar pas zjarri përfshiu konviktin e vajzave të një shkolle të mesme në Turqinë jugore.

Guvernatori i Adanas, Mahmut Demirtas ka thënë se në mesin e viktimave janë 11 studente, të moshave nga 11 deri në 14 vjeç, dhe një mësues.

Demirtas ka thënë se konvikti në rajonin jugor turk të Adanas ka pasur brenda 34 njerëz, ndërsa zjarri ka mundësi të jetë shkaktuar nga një problem elektrik.

Zyrtarët thonë se viktimat kanë provuar që të hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit. Ata gjithashtu kanë thënë se shumë prej viktimave mund të kenë vdekur pasi nuk kanë arritur ta hapin derën përmes së cilës është dashur të largohen kur ka zjarrë në objekt.

Televizioni turk ka shfaqur pamje të zjarrit që e ka përfshirë objektin tre katësh dhe zjarrfikësit që janë munduar ta ndalin zjarrin.

Zjarret janë ngjarje e shpeshtë në Turqi për shkak të vjetërsisë së objekteve dhe në disa raste, përdorimit të drurit dhe gabimeve në rrjetin elektrik. Por, janë raste të rralla kur zjarret kanë marrë kaq shumë jetë njerëzish.

XS
SM
MD
LG