Ndërlidhjet

Drejtori i CIA-së: Anulimi i marrëveshjes me Iranin, kulmi i marrëzisë


Drejtori i CIA-së: John Brennan
Drejtori i CIA-së: John Brennan

Drejtori i Agjencisë Qëndore të Inteligjencës amerikane, CIA, e ka paralajmëruar Presidentin e zgjedhur, Donald Trump se heqja dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin do të ishte “shkatërruese” dhe “kulmi i marrëzisë”.

“Unë mendojë se do të ishte shkatërruese, vërtetë do të ishte e tillë”, citohet nga rrjetit televiziv publik britanik, BBC Drejtori i CIA-s, John Brennan.

Intervista është transmetuar më 30 nëntor.

Sanksionet ndaj Iranit janë lehtësuar në muajin janar pas arritjes së marrëveshjes me fuqitë botërore që futën nën kontroll programin bërthamor të republikës islamike.

Por, Trump, i cili do e nis mandatin presidencial në muajin janar, gjatë fushatës parazgjedhore ka thënë se marrëveshja është e “tmerrshme” prej të cilës përfiton vetëm Irani dhe se ai do e “shqyejë atë” nëse zgjidhet president.

Megjithatë, ai e ka pranuar se do të ishte e vështirë të shkatërrohet një marrëveshje që është e përfshirë në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

Brenan, i ka thënë BBC-së se heqja dorë nga marrëveshja rrezikon forcimin e konservatorëve në Iran duke nxitur kështu edhe shtetet e tjera që të rrisin programet e tyre bërthamore.

“Unë mendoj se do të ishte kulmi i marrëzisë nëse administrata e ardhshme do e anulonte atë marrëveshje”, ka thënë ai.

Brennan do të largohet nga pozita e drejtorit të CIA-së në muajin janar, pas katër vjetësh në krye të kësaj agjencie amerikane.

XS
SM
MD
LG