Ndërlidhjet

Princi saudit kërkon që gratë të lejohen t’i japin veturës 


Ilustrim
Ilustrim

Një princ miliarder saudit ka kërkuar fund “urgjent” të ndalimit që Arabia Saudite e ka vendosur për të drejtën e grave që t’i japin veturës.

Princi Alwaleed Talal ka thënë se ndryshimi i këtij ligji është çështje që ka të bëjë me të drejtat e grave dhe një nevojshmëri ekonomike.

“Ndaloni debatin: është koha që gratë të vozisin”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Alwaleed është një nga anëtarët që më se shpeshti bën deklarime të tilla nga familja mbretërore saudite. Ai nuk ka ndonjë post politik, por e udhëheqë një kompani saudite që përfshinë edhe interese ekonomike perëndimore si banka amerikane, “Citigroup” dhe parkun e argëtimit të “Disney”.

Ai që një kohë të gjatë konsiderohet si një avokat i të drejtave të grave në mbretërinë islamike, vend ky që ka disa prej ligjeve më strikte në raport me gratë.

Pas cicërimës në “Twitter”, princi saudit e ka publikuar edhe një deklaratë të gjatë përmes së cilës e sqaron argumenton në të mirë të qëndrimit të tij.

Ai ka thënë se mos lejimi i grave t’i japin makinave po shton koston e jetesës për familjet saudite pasi shumë prej tyre duhet të angazhojnë shoferë që janë qytetarë të huaj.

Në muajin prill, princi që është zëvendësi i kurorës mbretërore, Mohammad bin Salman, ka thënë se ndryshimi i këtij ligji nuk mund të bëhet me forcë dhe se kjo “i takon shoqërisë saudite”.

XS
SM
MD
LG