Ndërlidhjet

TV sirian: Izraeli kreu sulme ajrore mbi Sirinë


Ilustrim

Mediat shtetërore siriane raportojnë se aeroplanët ushtarak të Izraelit kanë sulmuar caqe në perëndim të Damaskut, duke e shfrytëzuar bazën ajrore libaneze.

Dy raketa janë përdorur në këtë sulm, që nuk kanë shkaktuar viktima, raporton TV shteteror më 30 nëntor.

Agjencia zyrtare e lajmeve, SANA raporton se raketat e kanë goditur rajonin Sabboura në mëngjes, duke cituar burime anonime ushtarake.

Sulmi ka qenë një përpjekje “për të tërhequr vëmendje prej sukseseve” të ushtrisë siriane, gjithashtu është thënë në këto raportime.

Agjencia nuk e ka specifikuar se çfarë kanë goditur raketat.

Nga Izraeli ende nuk është bërë ndonjë koment, shtet ky që raportohet se ka kryer disa sulme ajrore mbi Sirinë gjatë viteve të fundit. Këto sulme kanë pasur si cak sistemet e avancuara të armatimit që besohet se kanë pasur si destinacion grupin militant shiit, Hezbollah në Liban.

Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën derisa forcat qeveritare siriane kanë rimarrë një të tretën e Alepos nga rebelët që po luftojnë kundër pushtetit të Bashar al Assad.

XS
SM
MD
LG