Ndërlidhjet

Tahiri: Veriu i Kosovës së shpejti pjesë e sistemin unitar të drejtësisë


Edita Tahiri
Edita Tahiri

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se bisedimet në Bruksel me delegacionin e Serbisë për çështjet e drejtësisë kanë qenë të frytshme dhe se ato do të vazhdojnë edhe sot.

“Jemi shumë afër përcaktimit të datës finale për vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të shtetit tonë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas një komunikate të lëshuar për media nga zyra e saj, thuhet se zbatimi i marrëveshjes për drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës, ku një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale do të fillojnë së shpejti funksionimin në rajonin e Mitrovicës,.

Aty, përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat të Republikës së Kosovës, theksohet në komunikatë.

“Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës, përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Sipas këtij ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsejtë shtatë gjykata themelore”, vijon komunikata.

Po ashtu, nënvizohet aty, Kosova ka përmbyllur me sukses procesin e rekrutimit të stafit gjyqësor dhe prokuorial sipas ligjeve të Kosovës.

Zbatimi i kësaj marrëveshje, sipas ministres Tahiri, i jep fund ish- strukturave paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG