Ndërlidhjet

Në Indi himni kombëtar do të luhet edhe në kinema


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Supreme e Indisë ka vendosur që himni kombëtar të luhet në çdo kinema, përpara se të shfaqet një film.

Gjykatësit kanë thënë se urdhri duhet të nisë të zbatohet brenda dhjetë ditësh dhe se publiku duhet të qëndrojë në këmbë, derisa luhet himni.

Në vitet 1960 dhe 1970, kinematë në Indi rregullisht e kanë luajtur himnin, por praktika ka nisur të zbehet.

India nuk ka pasur ligj uniformë për çështjen, por 29 shtetet i kanë pasur ligjet e tyre.

Opinioni në mediat sociale, në lidhje vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, është i ndarë.

Por, shumica argumentojnë se kinemaja është për argëtim dhe jo shprehje të patriotizmit apo besnikërisë ndaj shtetit.

XS
SM
MD
LG