Ndërlidhjet

Tahiri: Më 10 janar 2017 nis punën Gjykata në veri të Kosovës


Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se pas disa ditë bisedimesh në Bruksel për sistemin e drejtësisë në veri të Kosovës, është arritur pajtimi që më 10 janar 2017 të fillojë punën gjykata themelore në Mitrovicë.

Kjo është konfirmuar edhe nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në bazë të marrëveshjes, gjykatat paralele serbe do të pushojnë së vepruari dhe do të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

"Kjo marrëveshje mundëson vendosjen e sovranitetit shtetëror në gjithë territorin e vendit në fushën e drejtësisë”, thuhet në kumtesën e ministers Tahiri.

"Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, që po ndodh pas shumë vitesh dhe këtë e mundësoi dialogu i Brukselit përkatësisht marrëveshja e Brukselit për drejtësi", ka thënë Tahiri

Sipas marrëveshjes, Serbia do të duhet që më 9 dhjetor të shkëpus marrëdhëniet e punës dhe të ndalojë pagesat për gjykatësit dhe prokurorët e integruar në sistëmin e drejtësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG