Ndërlidhjet

Erdogani i kërkon BE-së mbajtjen e premtimeve 


Presidenti turk, Rexhep Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Erdogan

Kur Bashkimi Evropian të mbajë premtimin për liberalizim vizash për turqit, ndihma humanitare dhe hapjen e “kapitujve” të rinj në bisedimet e Ankarasë që t’i bashkohet bllokut evropian, atëherë Turqia do të tregojë gjithashtu qëllime të mira drejtë BE-së, citohet të ketë thënë presidenti turk, Rexhep Erdogan, sipas "Reuters".

Erdogani e ka bërë këtë deklaratë sot derisa ka folur para disa liderëve të krahinave turke në pallatin presidencial në Ankara.

Ai gjithashtu ka thënë se Turqia e ka humbur energjinë që “të vrapojë pas” Evropës.

Erdogan gjithashtu ka thënë se Ankara dëshiron të mbajë lidhje politike dhe marrëdhënie ekonomike me Rusinë, Iranin, Kinën dhe vendet e Azisë Qëndrore në “nivelin më të lartë”. Por, ai nuk i sheh lidhjet e mira me lindjen si alternativë ndaj perëndimit apo anasjelltas.

XS
SM
MD
LG