Ndërlidhjet

Franca e shqetësuar nga anijet ushtarake ruse në Krime 


Ilustrim
Ilustrim

Franca ka bërë thirrje për përmbajtje në mes të Rusisë dhe Ukrainës pasi anijet luftarake nga flota ruse e Detit të Zi ka zënë pozita në bregdetin e Krimesë perëndimore.

Veprimi rus është si përgjigje ndaj provave raketore të Ukrainës në afërsi të të njejtit vend.

“Franca është e shqetësuar rreth vendosjes së anijeve luftarake në bregdetin e Krimesë”, iu ka thënë gazetarëve zëdhënësi i ministrisë së jashtme francize, Romain Nadal.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga të gjitha eskalime dhe kërkojmë dialog në të cilin Franca është e gatshme të ndihmojë në të gjitha mënyrat e mundshme”, ka shtuar më tej ai.

Kiev ka filluar prova raketore të enjten, veprim që e ka zemëruar Rusinë. Ndërkohë, Rusia raportohet se i ka vënë në gatishmëri të lartë forcat e saj të mbrojtjes duke thënë se shpreson që këto lojëra lufte nuk do të pengojnë fluturimet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG