Ndërlidhjet

OKB: Rusia sugjeron 4 korridore humanitare për Alepo


Ilustrim

Rusia dëshiron të diskutojë idenë e vendosjes së katër korridoreve humanitare në Alepon lindore për të lejuar ndihmat dhe evakuimin e 400 personave që vlerësohet se janë të lënduar apo të sëmurë, njofton OKB.

Jan Egeland, udhëheqësi i task forcës humanitare të OKB-së në Siri, e ka bërë këtë njoftim në Gjenevë më 1 dhjetor gjatë një konference të përbashkët me ndërmjetësin special të OKB-së, Staffan de Mistura.

Egeland ka thënë se ushqimet për 150 mijë njerëz mund të dërgohen nga zonat perëndimore që kontrollohen nga qeveria për te zonat që kontrollohen nga rebelët, brenda një ore.

De Mistura ka thënë se 27 mijë njerëz janë larguar nga qarku lindor i Alepos gjatë ofensivës së qeverisë siriane, duke e çuar numrin e të zhvendosurve nga ky qytet në 400 mijë.

XS
SM
MD
LG