Ndërlidhjet

FIFA s’pajtohet me ambientalistët për stadiumin e Kupës së Botës


Ilustrim
Ilustrim

Trupi rregullues botëror i futbollit, FIFA e ka hedhur poshtë ankesën nga ambientalistët rreth ndërtimit e parkingut të veturave të një stadiumi që do të përdoret për Kupën e Botës 2018, në Rusi.

FIFA thotë se projekti nuk e dëmton ambientin.

Aktivistët në kryeqytetin e rajonit rus Tatarstan kanë thënë se ata e kanë marrë përgjigjen sot nga zyrtarët e FIFA-s si reagim ndaj letrës që ia kanë adresuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Letra e dërguar te Infantino më 8 nëntor thotë se autoritetet në Kazan janë duke prerë pemët në një hapësirë prej 3.8 hektarëve përgjatë Lumit Kazanka me qëllim që të ndërtohet një parking veturash për “Arena Kazan”.

FIFA është përgjigjur me një deklaratë ku thotë: “duke u mbështetur në analizat aktuale, asnjë zonë e mbrojtur nuk është duke u dëmtuar”.

XS
SM
MD
LG