Ndërlidhjet

Francë: Konfiskohet 1 ton kokainë nga Kolumbia 


Ilustrim
Ilustrim

Policia franceze ka kapur një ton kokainë që ka arritur në këtë shtet me aeroplan nga Kolumbia, raporton “Reuters” duke e cituar një prokuror të Francës.

Droga, me vlerë 100 milionë euro, është konfiskuar në një depo në qytetin jugperëndimor francez, Bayonne të mërkurën.

Dhjetë perona me nënshtetësi kolumbiane, franceze, spanjole dhe holandeze të dyshuar se janë përfshirë në fluturimin e drogës për në Francë, janë arrestuar si pjesë e operacionit policor.

XS
SM
MD
LG