Ndërlidhjet

Irani e kundërshton vazhdimin e sanksioneve amerikane


Ilustrim
Ilustrim

Irani thotë se zgjatja e sanksioneve nga Kongresi amerikan është “shkelje” e marrëveshjes bërthamore të arritur vitin e kaluar në mes të Iranit dhe fuqive botërore.

“Ne do e raportojmë këtë tek komiteti i Iranit që është themeluar për monitorimin dhe zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të republikës islamike që është lexuar në TV-të vendore.

Komunikata është publikuar pasi Senati amerikan unanimisht e ka miratuar legjislacionin e 1 dhjetorit për zgjatjen e sanksioneve edhe për 10 vjet të tjera.

Dhoma e Përfaqësuesve tashmë e ka kaluar ligjin për zgjatjen e sanksioneve edhe për një dekadë duke i lejuar SHBA-së që të vendos sanksione ndaj kompanive që bëjnë biznes me Iranin.

Ligji tash shkon në Shtëpinë e Bardhë ku presidenti, Barack Obama pritet ta nënshkruaj.

Zyrtarët në administratën e Obamës thonë se ata janë të bindur se ligji nuk e shkel marrëveshjen që e fut nën kontroll programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG