Ndërlidhjet

Mustafa merr pjesë në përurimin e një ure në veri të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë në përurimin e një ure të ndërtuar nga NATO-ja, që lidh Zveçanin me Leposaviqin - dy qytetet më veriore të Republikës së Kosovës.

“Ishte kënaqësi të shoh një urë të ndërtuar me standarde të larta, e cila do t'ua lehtësojë lëvizjen banorëve të kësaj ane”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mediat në Prishtinë raportojnë se serbët e veriut e kanë bllokuar rrugën kryesore Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare, për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Mustafa dhe të komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta, në vendin ku do të përurohej ura.

Sipas burimeve të njëjta, ata kanë përdorur rrugë alternative.

XS
SM
MD
LG