Ndërlidhjet

Miratohet dënimi me vdekje për miliarderin iranian


Miliarderi, Babak Zanjani gjatë një prej senacave gjyqësore

Gjykata më e lartë e Iranit e ka miratuar dënimin me vdekje për biznesmenin miliarder, Babak Zanjani, i cili është dënuar në muajin mars për mashtrim masiv.

Gjykata Supreme e ka bërë të ditur sot vendimin, duke shtuar se dënimi me vdekje mbi dy të dënuar të tjerë në të njëjtin rast është anuluar.

Zanjani, një nga personat më të pasur të Iranit, është arrestuar në vitin 2013 pasi është akuzuar se ka vjedhur mbi 2 miliardë dollarë nga qeveria nëpërmjet mashtrimeve në shitjen e naftës që ai i ka bërë gjatë administratës së ish- presidentit, Mahmud Ahmedinexhad.

Kritikët e dënimit kundër Zanjanit, përfshirë presidentin aktual Hassan Rohani thonë se ekzekutimi i tij mund ta bëjë të pamundur për qeverinë që të rikthejë paratë e humbura apo t'i gjejë edhe bashkëpunëtorët e tjerë të Zanjanit.

XS
SM
MD
LG