Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohen 8 persona, dyshohen edhe për bixhoz të paligjshëm 


Ilustrim

Tetë persona janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale, “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Personat në fjalë janë arrestuar pas hetimeve disa mujore të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, hetimet janë kryer në disa lokacione, si në Prishtinë, Malishevë, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suharekë.

Në njoftimin e policisë, njoftohet se të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe gjatë këtij operacioni janë konfiskuar një veturë, server dhe shumë dokumente.

XS
SM
MD
LG