Ndërlidhjet

AI thirrje Iranit të lirojë të burgosurit 


Ilustrim

Amnesty International i ka bërë thirrje Iranit që të lirojë “menjëherë dhe pa kushte” katër persona që janë arrestuar më 2 dhjetor gjatë një marshi që shënonte 18 vjetorin e vrasjes së dy intelektualve të njohur.

Organizata me seli në Londër thotë se katër të arrestuar kanë qenë pjesë e grupit prej 100 personave që në mënyrë paqësore ishin mbledhur te varrezat Karaj në afërsi të Teheranit.

Ata shënonin vrasjen e vitit 1988 të shkrimtarëve, Mohammad Mokhtari dhe Mohammad Ja’far Pouyandeh.

Të dy janë vrarë nga agjentët e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit. Vdekja e tyre ka qenë pjesë e vrasjeve të jashtëligjshme të disidentëve dhe intelektuave Iranian që më vonë u bë e njohur si “vrasjet zingjirore të Iranit”.

Amnesty ka cituar dëshmitarë që kanë thënë se disa prej atyre që janë arrestuar gjatë fundjavës janë rrahur shumë keq nga policia.

Organizata për të drejtat e njeriut ka bërë thirrje autoriteteve të Iranit që të sigurohet se “hetime të pavarura dhe të menjëhershme janë duke u kryer ndaj ngjarjes së dhunshme” të 2 dhjetorit.

XS
SM
MD
LG