Ndërlidhjet

32 minatorë kinezë e humbën jetën pas shpërthimit nga gazi 


Flamuri kinez

Autoritetet kineze e kanë konfirmuar se së paku 10 minatorët e ngujuar në një minierë të qymyrit kanë vdekur, duke e rritur numrin e viktimave në 32 të vdekur në tërësi, në Kinën veriore.

Konfirmimi i rasteve të fundit është dhënë një ditë pas një shpërthimi të shkaktuar nga gazi në minierën e qytetit, Chifeng.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 22 minatorëve pothuajse menjëherë pas shpërthimit.

Në tërësi kanë qenë 181 minatorë që ishin duke punuar nën tokë kur ka ndodhur shpërthimi.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua raporton se 149 minatorë kanë arritur të shpëtojnë.

XS
SM
MD
LG