Ndërlidhjet

Fidel Castro u varros në Santiago 


Fidel Castro

Hiri i liderit të ndjerë kuban, Fidel Castro është varrosur nëntë ditë pasi ka vdekur.

Sipas mediave shtetëtrore, varrimi u bë në një ceremoni private të mbajtur sot tek varrezat “Santa Ifigenia” në qytetin Santiago.

Mbetjet mortore të Castros janë vendosur në një hapësirë afër mauzoleumit të heroit të pavarësisë së Kubës, Jose Marti.

Castro ka vdekur më 25 nëntor në moshën 90 vjeçare.

Dhjetë vjetët e fundi tai nuk ka qenë në pushtet, ndërsa pas pensionimit vazhdonte të publikonte një kolumne rreth çështjeve botërore dhe atyre lokale. Ai gjithashtu takonte diplomatë dhe liderë botëror në shtëpinë e tij në periferi të Havanas.

XS
SM
MD
LG