Ndërlidhjet

Pence: Politika e jashtme amerikane nuk ndryshon ndaj Kinës


Zëvendëspresidenti i zgjedhur amerikan, Mike Pence

Zëvendëspresidenti i zgjedhur amerikan, Mike Pence të dielën nuk i ka dhënë rëndësi bisedës telefonike në mes të presidentit të zgjedhur, Donald Trump dhe presidentes së Tajvanit.

Pence ka thënë se biseda ka qenë një “thirrje për mirësjellje” që nuk e ka pasur për qëllim të shfaqë ndryshim të politikës së jashtme amerikane.

Biseda e Trump me presidenten Tsai Ing-ëen, të premtën ishte e para që një lider amerikan ka pasur me një lider të Tajvani prejse presidenti amerikan, Jimmy Carter ka anuluar marrëdhëniet diplomatike me këtë rajon në vitin 1979, duke nisur lidhjet diplomatike me Kinën.

Kina e ka fajësuar Tajvanin për thirrjen, por gjithashtu e ka dërguar një notë proteste në SHBA të shtunën, duke thënë se politika e një Kine të unifikuar është themeli i lidhjeve në mes të Kinës dhe SHBA-së.

XS
SM
MD
LG