Ndërlidhjet

Pakistan: 11 viktima nga zjarri në hotelin luksoz


Ilustrim

11 persona e kanë humbur jetën pasi një hotel me katër yje në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi është përfshirë nga zjarri.

Policia në këtë qytet ka thënë se katër nga viktimat në Hotelin “Regent Plaza” janë gra.

Mbi 75 persona të tjerë janë lënduar mëngjesin e sotëm nga ky rast.

Në mesin e tyre ka edhe të huaj që janë trajtuar për djegie dhe thithje të tymit, ndërsa të tjerët kanë pasur edhe eshtra të thyer pasi është dashur të largohen nga hoteli duke kërcyer nga dritaret.

Pamjet televizive shfaqin disa prej klientëve të hotelit se si janë larguar nga katët e mësipërme të hotelit duke lidhur çarçafët për dritaret e dhomave.

Arsyeja pse hoteli u përfshi nga zjarri ende nuk dihet, por autoritetet thonë se zjarri filloj nga kuzhina.

XS
SM
MD
LG