Ndërlidhjet

"Moana" konfirmon se filmat e animuar mbesin fitimprurës


Ilustrim

Prodhimi më i fundit i kompanisë “Disney”, filmi i animuar, “Moana” ka arritur në krye të “box office” në SHBA, për të dytën javë me radhë.

Filmi ka gjeneruar mbi 28 milionë dollarë në SHBA vetëm gjatë fundjavës, duke e çuar fitimin në total prej gati 120 milionë dollarëve.

Megjithatë, siç shkruan Reuters, një javë pas Ditës së Falenderimeve, gara për kreun e filmit me fitimet më të mëdha nëpër kinema nuk është e fortë.

I vetmi film premierë ishte “Incarnate” i cili nuk arriti të shes shumë bileta, duke fituar vetëm 2.6 milionë dollarë. Pritjet e kompanisë prodhuese të filmit ishte se ky film do gjeneronte nga 4 deri në 5 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG