Ndërlidhjet

Rusi: Hidhet poshtë ankesa e opozitarit, Navalni


Politikani opozitar rus, Alex Navalny

Një gjykatë ruse e ka hedhur poshtë mocionin e Aleksei Navalnit për të hedhur poshtë akuzën kundër tij, në të cilin kundërshtari i njohur i presidentit rus, Vladimir Putin akuzohet për vjedhje të rëndë nga kompanitë shtetërore.

Gjykatësi, Aleksei Tyurin, në seancën e sotme në qytetin e Kirovit, ka thënë: “do të ishte mungesë maturie që të merrem me një mocion për hedhjen poshtë të akuzës” kundër Navalnit.

Navalni është dënuar pesë vjet me kusht në vitin 2013 në rastin që ai e konsideron të motivuar politikisht. Mirëpo rasti ishte hedhur poshtë nga Gjykata Supreme duke e kthyer rastin në një gjykatë më t ëulët në Kirov.

Navalni e ka kritkuar vendimin për rigjykim duke thënë se rasti duhet hedhur poshtë për mungesë provash. Ai thotë se qëllimi i rigjykimit është ndërhyrja në aktivitetet e tij politike dhe fushatën kundër korrupsionit.

XS
SM
MD
LG