Ndërlidhjet

Mbetet në fuqi dënimi ndaj Blatterit


Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport, të hënën, e ka miratuar ndalimin prej gjashtë vjetësh të veprimtarisë me futboll për ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

Lajmi për refuzimin e apelit është konfirmuar nga zëdhënësi i Blatterit.

Blatterit, 80 vjeç, i është shqiptuar ndalesa nga FIFA pasi është gjetur fajtor për shkelje të etikës.

Rasti ka të bëjë me pagesën prej 2 milionë dollarësh që Blatter i ka bërë ish-kreut të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini.

Blatter ka qenë president i FIFA-s nga viti 1998 deri vitin e kaluar, kur është dashur të japë dorëheqje për shkak të kësaj çështjeje.

Ai është zëvendësuar në muajin shkurt nga Gianni Infantino.

XS
SM
MD
LG