Ndërlidhjet

LA: Kërcënuesi thotë do e sulmojë metron më 6 dhjetor 


Stacioni i Metros "Universal City" në Los Angeles

FBI dhe policia e Los Angelesit kanë shtuar masat e sigurisë në stacionin e metros, “Universal City” pasi e kanë marrë një kërcënim përmes telefonit nga një person i huaj.

Autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë besueshmërinë e kërcënimit pasditën e 5 dhjetorit, por ata kanë thënë se nuk do ia lënë këtë çështje rastësisë.

Telefonuesi ka qenë shumë “konkret” duke iu thënë autoriteteve se ky stacion metroje është caku i sulmit, njofton policia amerikane.

Ndonëse kërcënime të tilla rregullisht rriten gjatë festave, autoritetet i kanë thënë publikut për këtë kërcënim pasi telefonuesi ka thënë se sulmi do të ndodhë më 6 dhjetor.

Vija e kuqe e stacionit të metrosë “Universal City” është në afërsi të një shëtitoreje ku gjenden restaurante, klube nate dhe ku mund të kryhen aktivitete të shumta argëtimi. Zona është zakonisht e mbushur me turistë. “Universal Studio” në Hollyëood dhe disa hotele të shtrenjta gjithashtu gjenden afër.

Kryetari i komunës, Eric Garcetti ka kërkuar nga njerëzit që kalojnë në atë zonë të vazhdojnë me aktivitetet e tyre normale, por të jenë të përgatitur për më shumë forca të sigurisë në atë zonë.

“Kjo (kërcënimi) mund të jetë e vërtetë, mund të jetë mashtrim. Por, ne duhet të mbesim të qetë dhe të kujdesshëm”, ka thënë Sherifi, Jim McDonnell.

XS
SM
MD
LG