Ndërlidhjet

Polonia nuk e ekstradon në SHBA, regjisorin Polanski


Regjisori i njohur, Roman Polanski
Regjisori i njohur, Roman Polanski

Gjykata Supreme e Polonisë e ka miratuar vendimin e një gjykate të qarkut se regjisori, fitues i çmimit, Oskar, Roman Polanski nuk mund të ekstradohet për në SHBA, shkruan Reuters.

Polanski është i dënuar për pedofili në një rast të vitit 1977.

Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar ekstradimin e Polanskit nga Polonia, pasi ai u paraqit publikisht në Varshavë në vitin 2014.

Një gjykatë qarku në qytetin polak, Krakovë, e ka hedhur poshtë kërkesën tetorin e kaluar, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm kishte kërkuar anulimin e këtij vendimi në fillim të këtij viti.

“Gjykata Supreme…e refuzon kërkesën për anulim”, ka thënë gjykatësi Michal Laskovski duke shtuar se “kërkesa vlerësohet e pa bazë”.

XS
SM
MD
LG