Ndërlidhjet

Marrëveshja për Brexit duhet të arrihet deri në tetor, 2018


Michel Barnier
Michel Barnier

Mbretëria e Bashkuar do të duhet të arrijë marrëveshje për dalje nga Bashkimi Evropian deri në tetor të vitit 2018, tha kryenegociatori i BE-së për këtë proces, Michel Barnier.

Ai u tha gazetarëve se është ngritur një task-forcë prej 30 vetash, në mënyrë që BE-ja të jetë gati, kur të thirret Artikulli 50, për daljen e një shteti nga blloku evropian.

“Koha do të jetë e shkurtër. Është e qartë se periudha për negociata do të jetë më e shkurër se dy vjet”, tha Barnier për gazetarët në Bruksel.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka thënë se pret që të tërheqë Artikullin 50 në fund të marsit – hap i cili zyrtarisht nis negociatat dyvjeçare për dalje nga BE-ja.

Britanikët, në referendumin e 23 qershorit, kanë votuar për dalje nga blloku.

XS
SM
MD
LG