Ndërlidhjet

Rusia i akuzon SHBA-të për anulim të bisedimeve për Sirinë


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetitn Alepo në Siri
Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetitn Alepo në Siri

Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për anulimin e takimit të paraparë për këtë javë, për diskutimin e fatit të forcave të zvogëluara kryengritëse në Alepo të Sirisë dhe ka shpallur se luftëtarët që refuzojnë të largohen nga qyteti do të “çrrënjosen”.

Ky ndryshim u bë derisa forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia, kanë arritur avancim të shpejtë në marrjen e hapësirave të qytetit, që ishin nën kontroll të kryengritësve.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se negociatorët amerikanë e kanë “ndryshuar mendjen e tyre” dhe e kanë anuluar takimin që ai e kishte caktuar për dje ose sot në Gjenevë, për të diskutuar për tërheqje të rregullt të forvcave kryengritëse nga qyteti.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, e ka paraqitur një situatë tjetër, duke thënë se “bisedimet nuk janë anuluar” dhe se pala amerikane asnjëherë nuk “ishte në pozitë për të konfirmuar se këto bisedime do të mbaheshin këtë javë”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka pranuar se kryengritësit ndoshta e kanë humbur kontrollin ndaj Alepos, por tha se negociatat ende do të jenë të nevojshme për përfundim të luftës.

XS
SM
MD
LG