Ndërlidhjet

Policia shoqëron disa persona zyrtarë të përfshirë në vepra penale


Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se pas një operacioni policor në katër lokacione të ndryshme, ka shoqëruar në polici katër persona, ndaj të cilëve është duke vazhduar procedura e intervistimit.

Operacioni, sipas Policisë, është zhvilluar në territorin e komunës së Graçanicës dhe Prishtinës

“Ky operacion policor është realizuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me dyshimin se persona zyrtarë dhe jozyrtarë dyshohet se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me falsifikim të dokumenteve, falsifikim i dokumentit zyrtar, uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se është në kërkim policor edhe një i dyshuar me inicialet M.J, i komunitetit serb.

Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale dokumentacione relevante, të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

XS
SM
MD
LG