Ndërlidhjet

Pakistan: Nxjerrën 36 trupa pas rrëzimit të aeroplanit


Një polic pakistanez kontrollon trafikun në hyrje të aeroportit "Benazir Bhutto" në Islamabad
Një polic pakistanez kontrollon trafikun në hyrje të aeroportit "Benazir Bhutto" në Islamabad

Një aeroplan pakistanez që kishte në bord 47 persona është rrëzuar në pjesën veriore të Pakistanit, rreth 70 km në veri të Islamabadit, njoftojnë zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar në zonën ku është rrëzuar aeroplani, por mbetët e paqartë nëse ka të mbijetuar.

Reuters, duke e cituar një zyrtar të sigurisë raporton se është pak e besueshme që të ketë të mbijetuar.

Ushtria pakistaneze, e cila është pjesë e operacioneve të shpëtimit, përmes një komunikate ka thënë se deri më tash janë gjetur 36 trupa.

Rreth 500 ushtarë kanë arritur në vendin e ngjarjes, krahas ekipeve mjekësore.

Gjithashtu thuhet se dëshmitarët e kanë parë se aeroplani ka qenë i përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej.

Aeroplani fluturonte nga qyteti pakistanez, Chitral për në kryeqytet.

XS
SM
MD
LG